Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.
Në lidhje me këtë rast është intervistuar edhe një shqiptar i cili dyshohet se ka blerë makinat të cilat janë përdorur nga serbët për të qëlluar në drejtim të policisë.
Këto informacione u bënë të ditura në një konferencë për media në Vushtrri nga kryeprokurori i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, Shyqyri Syla dhe drejtuesja e Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë, Neeta Amin.
Nuk përjashtohet mundësia që të dyshuarit tashmë janë larguar nga Kosova pasi Prokuroria u ankua se nuk po e lokalizon vendodhjen e tyre në të kundërtën do t’i arrestonte.
Prandaj edhe po mendohet që në një mënyrë apo tjetër të lëshohet fletë-arrest ndërkombëtar.
Top Channel