Shumë të rinj e njohin për interpretimin e tij si njeriu-ujk në sagën “Twilight”, por Taylor Lautner po tregon se është i aftë të luajë edhe filma aksion.
Duke pasur një fizik atletik, të cilin e tregon fare mirë edhe në filmin e bazuar në bestsellerin e Stephany Meyers, Lautner do të shfaqet më 23 shtator në kinema me filmin e tij të ri, “Abduction”.
Filmi në fjalë, me regji të John Singleton, bën fjalë për një djalë të ri që e gjen veten në një rrezik vdekjeprurës pasi zbulon se e gjithë fëmjeria e tij është ndërtuar mbi gënjeshtra.
Duke zbuluar se dy personat që e kanë rritur nuk janë prindërit e tij të vërtetë, ai do ta gjejë veten të ndjekur nga një grup agjentësh federalë.
Ndërkohë, dy agjentë të FBI-së, Frank Burton dhe Sandra Burns do të marrin pjesë në “garë” për ta mbrojtur dhe për të zbuluar të vërtetën mbi të kaluarën e tij misterioze.
Mes shumë ndjekjesh, luftimesh trup me trup dhe përdorim armësh zjarri, Lautner do t’iu tregojë fansave të tij aftësitë e tij fizike.
Mes kastit të filmit figurojnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Sigourney Weaver, Alfred Mollina, Lily Collins dhe Jason Isaacs.
Top Channel