Paul McCartney do të martohet sërish

13/09/2011 13:30

Paul McCartney do të martohet së shpejti me Nancy Shevell.

Kjo do të jetë martesa e tretë e ish-pjesëtarit të grupit Beatles. Këngëtari ka katër vite i lidhur me amerikanen dhe çifti ka udhëtuar në Britaninë e Madhe për tu marrë me organizimin e ceremonies tashmë.

Duket se do të jetë një ceremoni e vogël në shtëpinë e 69-vjeçarit.

“Paul dhe Nancy do të martohen së shpejti, janë shumë të lumtur për këtë dhe familjarët e tyre tashmë po presin ftesat”, u shpreh një burim për mediat britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA