Itali, frikë nga centrali bërthamor

13/09/2011 12:35

Aksidenti në centralin bërthamor francez, vetëm 257 kilometra larg qytetit të Torinos, krijoi shqetesim edhe ne Itali.

Menjehere pas shperthimit tekniket e Agjencise se mjedisit te rrethit te Piemontes, zona me e afert me centralin, kane monitoruar pa pushim. Çdo 10 minuta merret nje raport nga aparatura qe jane ne gjendje te regjistrojne edhe ndryshimet me te vogla te niveleve te radioaktivitetit si ne ajer ashtu dhe ne terren.

Gjithsesi specialistet e Mbrojtjes Civile po ndjekin procedurat e parashikuara dhe nga nje plan kombetar mbrojtje ne rast aksidenti në një prej 13 impianteve berthamore ne afersi te kufirit verior te vendit. Ky plan ishte pergatitur kur shpertheu centrali i Cernobilit ne vitin 1987 dhe eshte modernizuar vitin e kaluar, megjithe mungesen e impianteve berthamore ne Itali.

Me nje referendum popullor ato jane mbyllur dhe me kot vitet e fundit qeveria u mundua te nxjerre nje ligj ne favor te prodhimit te energjise berthamore. Nje pjese e kesaj energie, sipas marreveshjes italo-shqiptare te nenshkruar ne shkurt te vitit te kaluar do te prodhohej ne Shqiperi. Por edhe kete here nje referendum popullor bllokoi ligjin. E tani ambjentalistet italiane kerkojne qe centralet berthamore te ndalohen ne te gjitha vendet e anetare te Bashkimit Europian.

Francë, s’ka rrjedhje radioaktive

Vetëm një person është vrarë dhe katër janë plagosur në shpërthimin në impiantin bërthamor të Marcoule në Francë.

Autoritetet lokale raportojnë se nuk ka rrezik për rrjedhje radioaktive dhe saktësojnë se shpërthimi u shkaktua nga një zjarr që ra pranë një furre të impiantit.

Kompania që menaxhon impiantin, që ndodhet në jug të Francës, EDF deklaron se bëhet fjalë për një “incident industrial dhe jo një incident bërthamor”.

Shpërthimi preku zonën në orën 11:45 me orën lokale dhe menjëherë pas tij një kordon u vendos përreth për arsye sigurie.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Pierre Henry Brandet tha më vonë se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive, si brenda ashtu edhe jashtë impiantit.

Gjithashtu, autoritetet kanë njoftuar se asnjë nga punëtorët e plagosur është kontaminuar nga radioaktiviteti, ndërkohë që ai që vdiq është vrarë nga shpërthimi.

Impianti Centraco menaxhohet nga kompania EDF dhe prodhon karburant të tipit MOX, që riciklon plutonium nga armët bërthamore.

Top Channel