Topalli: Opozita të flasë me vepra
12/09/2011 13:05
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se mazhoranca është e
angazhuar për të bashkëpunuar me opozitën për të gjitha ligjet, ndërsa
theksoi se shpreson se opozita të tregojë me vepra ato që ka shprehur me
fjalë.
Deklarata e Topallit u dha në një konferencë për mediat, pas takimin me një delegacion të bundestagut gjerman.
Topalli tha se me përfaqësuesit e parlamentit gjerman u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në vendin tonë.
Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Gjerman deklaroi se për statusin e vendit kandidat Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet dhe të realizojë reformat.
Top Channel