Mesazhin se vetem klasa politike eshte ajo qe duhet te marre ne dore
frenat e integrimit te vendit duke bashkepunuar per reformat e ka dhene
ne Tirane edhe deputeti i koalicionit qeveritar gjerman Roderih
Kiseveter, i cili po zhvillon takime me te gjithe perfaqesuesit e
spektrit politik shqiptar.
Ne nje konference te perbashket me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputeti gjerman tha se kerkesa per bashkepunim, ne menyre qe Shqiperia te kape kohen e mundur, eshte nje mesazh qe ai e sjell ne Tirane ne emer te qeverise gjermane, duke theksuar se Gjermani eshte nje mbeshtetese e forte e integrimit europian te Shqiperise.
Duke vleresuar si nje ndryshim pozitiv kthimin e opozites ne Parlament, zoti Kiseveter tha se ka ardhur koha qe te gjitha palet te bashkepunojne ne parlament, pasi Shqiperia, sipas tij, ka humbur te pakten nje vit kohe te vlefshme per realizimin e reformave qe bejne te mundur marrjen e statusit kandidat.
Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi qendrimin e mazhorances per te pranuar cdo propozim te opozites per reformen zgjedhore, te konsultuar me Komisionin e Venecias. Ajo theksoi gjithashtu se eshte ende ne fuqi ftesa e disa muajve me pare per te votuar propozimin e Partise Socialiste per emerimin e Avokatit te Popullit. Zonja Topalli tha se pret qe opozita nga fjalet te kaloje tek veprat dhe prova, sipas saj, do te jete ne seancen e neserme, ku me konsensus, eshte vendosur ne kalendar votimi i ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative.
Top Channel