Grevë e doganave greke, radhë në kufi

12/09/2011 11:45

Prej mëngjesit të sotëm doganat me Greqinë nuk funksionojnë për shkak të një greve të përgjithshme të punonjësve greke.

Në doganat e Kapshticës, Kakavijës, Tre Urat dhe ne Qafe Bote punojne vetem pulonjesit e policise greke dhe kufirin mund ta kalojne vetem kembesoret. Te gjitha automjetet, kamionet e rende apo autobuset nuk mund te perpunohen per shkak te mungeses se doganiereve.

“Mbyllet” 48 ore kufiri

Në njoftimin e shpërndarë nga ana e autoriteteve shqiptare mësohet se kufiri grek do të jetë i mbyllur për automjetet nga ora 07:00 e ditës së hënë deri në orën 07:00 të ditës së mërkurë.

“Për shkak të një greve të punonjësve të doganës greke, në pikat e kalimit kufitar me shtetin grek nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm i udhëtarëve. Për sa më sipër, lusim qytetarët që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me shtetin grek do të bëhet vetëm përpunimi i personave”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë dje nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndonëse është paralajmëruar si grevë 48 orëshe, të gjitha gjasat janë që ajo të zgjasë edhe më shumë për shkak të një vale grevash dhe protestash që kanë përfshirë këto ditë vendin fqinj.

Fundjava, fluks në doganën e Kapshticës

Greva e paralajmëruar nga ana e doganierëve grekë dhe nisja e vitit të ri shkollor, ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Greqi nga pika kufitare e Kapshticës. Burime nga kjo e fundit bëjnë të ditur se fundjava ka shënuar një fluks të madh emigrantësh, që kanë përshpejtuar kthimin e tyre në shtetin fqinj. Ata janë shprehur të shqetësuar për grevën e doganierëve grekë dhe kanë nxituar të kthehen sërish në Greqi në vendet e tyre të punës, nga frika e paralizimit të lëvizjes ndërkufitare.

Kjo situatë ka sjellë një dyndje të madhe të emigrantëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime të policisë kufitare në këtë doganë, bënë të ditur se gjatë gjithë ditës së diel, ka pasur një fluks të lartë të lëvizjes së emigrantëve për në drejtim të Greqisë, e shoqëruar kjo edhe me praninë e madhe të autoveturave dhe autobusëve.

“Deri në orët e mesditës të së dielës, kanë kaluar kufirin duke udhëtuar drejt Greqisë, afro 5 mijë emigrantë dhe më shumë se 1500 automjete të vogla”, tha për gazetën “Shqip”, një drejtues i policisë kufitare shqiptare në këtë doganë. I njëjti burim ka saktësuar se gjatë orëve të mesditës, ka rënë disi fluksi i emigrantëve, për të rifilluar me një numër më të madh udhëtarësh në orët e pasdites dhe në vazhdim në orët e mbrëmjes. Pavarësisht nga ky numër i madh emigrantësh që kanë vendosur të kthehen në Greqi një ditë para se të fillojë viti i ri arsimor në vendin ku ata jetojnë me familjet e tyre, sipas të dhënave të policisë kufitare, nuk janë krijuar probleme dhe vonesa gjatë kryerjes së procedurave të kalimit të kufirit. Nga të dyja anët e kufirit është punuar me kapacitet të plotë, për të përballuar fluksin e lartë të emigrantëve dhe automjeteve. Pasditen e së dielës është regjistruar një fluks më i lartë i emigrantëve që ka ardhur në rritje, duke rënduar gjendjen e qarkullimit ndërkufitar në këtë doganë, por pa krijuar radhë të gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA