Venecia, nata finale e festivalit të filmit

10/09/2011 18:15

Ka mbërritur në ditën e fundit Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Venecias, që këtë vit shënoi edicionin e tij të 68-të.

Sipas mediave të huaja, favoritët për Luanin e Artë janë: Roman Polanski me filmin “Carnage”, William Friedkin me “Killer Joe”, George Clooney me “The ides of march” dhe David Cronenberg me “A dangerous method”.

Çmimet do të ndahen mbrëmjen e sotme. Janë katër juritë ndërkombëtare.

Kreu i jurisë së seksionit “Venecia  68”, që i dedikohet filmave me metrazh të gjatë premierë botërore, është Darren Aronofsky, regjisori i filmit të suksesshëm “Black Sëan”, që hapi edhe edicionin e vjetshëm të festivalit të Venecias.

Aronofsky është dhe fitues i Luanit të Artë në 2008-eë me “The Wrestler”.

Presidenti i jurisë së sekzionit “Horizonte”, kushtuar rrymave të reja të kinemasë botërore është Jia Zhangke, ai i jurisë “Çmimi Luigi de Laurentis”, për veprën e parë, është Carlo Mazzacurati dhe për jurinë e seksionit “Controcampo italiano”, dedikar linjave të reja të tendencës së filmave italiane, është përzgjedhur Cristiana Capotondi.

Në konkurim zyrtar dhe jashtë tij janë gjithsej 65 filmat me metrazh të gjatë që morrën pjesë në festivalin e 68 Ndërkombëtar të Filmit të Venecias, të zhvilluar nga 31 gushti deri me 10 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA