Talebanët: Do lirojmë gratë e Bin Laden
10/09/2011 01:50
Talebanët kanë ndërmend të lirojnë dy gratë e Bin Ladenit, të cilat mbahen në burgjet sekrete pakistaneze.
Sipas autoriteteve vendase, talebanët synojnë rrëmbimin e një funksionari të lartë të qeverisë pakistaneze për të shkëmbyer më pas lirinë e tij me lirinë e dy grave të Osama Bin Laden.
Dy gratë e kryeterroristti, së bashku me disa fëmijë të tij, mbahen në një vend sekret nga shërbimet sekrete pakistaneze. Ato u ndaluan pas blitzit të forcave speciale amerikane në 2 maj në vilën e Bin Laden në Abotabad.
Top Channel