Ish-presidenti pakinstanez Pervez Musharaf ka deklaruar se është i
vendosur të kthehet në Pakistan marsin e 2012-ës, edhe nëse arrestohet.
“Le të më arrestojnë, unë prap do të kthehem”, ka dekalruar Mucharraf në një intervistë për BBC.
Gjenerali kërkohet nga drejtësia pakistaneze pasi akuzohet se dështoi në mbrojtjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, e cila u vra në dhjetor të vitit 2007.
Ai e cilëson procesin ndaj tij si të pabazë dhe të motivuar politikisht. Muajin e kaluar, gjykata urdhëroi sekuestrimin e pronave të tij dhe ngrirjen e llogarive bankare, pasi ai refuzonte t’u përgjigjej pyetjeve.
“Pavarësisht cdo imagjinate, apo cdo analize ligjore e kushtetuese, unë nuk jam i përfshirë në atë vrasje. Unë e di që kjo cështje është një rreng dhe unë do të jem në gjendje ta luftoj”, ka thënë Musharraf.
Gjenerali qeverisi Pakistanin për 9 vjet, deri në 2008-ën, dhe luajti një rol kyc në arenën ndërkombëtare gjatë kohës që ishte në pushtet.
Në prag të 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, ai ka theksuar se, asnjë vend tjetër nuk sakrifikoi aq shumë sa Pakistani në luftën kundër Al Kaedës dhe talebanëve pakistanezë.
Top Channel