Një fustan për raste të rëndësishme. Kjo zgjedhje, që ndoshta bëhet edhe
për të sjellë fat, ka sjellë diskutime se përse Michelle Obama vesh në
raste jashtëzakonisht të mëdha një fustan ngjyrë lejla.
Mbase zonja e parë e Amerikës është superticioze, mbase ajo e ka fort përzemër këtë fustan, por sidoqoftë në botën e zhvilluar veprime të tilla nuk mund të kalojnë pa u vënë re.
Herën e parë Michelle e veshi fustanin në fjalë në vitin 2008, kur Barack u zgjodh kandidat për zgjedhjet presidenciale në Partinë Demokratike, ndërsa herën e dytë, ditën e enjte, kur Presidenti mbajti një fjalim për punësimin në Kongres.
Për ne shqiptarët sidomos të mbash dy herë të njëjtën veshje nuk është aspak cudi, ama mediat amerikane janë nxehur. Po po janë nxehur, sepse stilistja që ka krijuar veshjen, Maria Pinto e ka mbyllur dyqanin dhe aktivitetin e saj në vitin 2010 për shkak të krizës financiare. Kur falimenton edhe krijuesja e veshjeve që mban Zonja e Parë e Amerikës, atëherë cfarë ndodh me të tjerët?
Top Channel