Opozita libiane njoftoi se është pranë marrjes nën kontroll të qytetit Bani Ualid, një ndër katër qytetet në Libi që vazhdojnë të mbeten nën kontrollin e forcave besnike të Gadafit.
Udhëheqësit ushtarakë të rebelëve, thonë se ndodhen vetëm 2 kilometra nga qendra e qytetit dhe se shpresojnë që brenda pak orëve të kenë kontroll të plotë të qytetit.
Forcave besnike të Gadafit që kontrollojnë Bani Ualid dhe tre qytete të tjera, iu dha ultimatum nga rebelët të dorëzohen brenda ditës së sotme.
Luftime janë parë edhe në qytetin e Sirtes, vendlindja e Gadafit, e shndërruar tashmë në fortesë të kolonelit, që mendohet se strehohet atje pas “rënies” së Tripolit. Rebelët mbajnë të rrethuar qytetin dhe janë në përgatitje të ndërmarrjes së një ofensive në përfundim të ultimatumit.
Top Channel