Libi, luftime për kontrollin e Bani Ualid

10/09/2011 09:10

Trupat anti-Gaddafi në Libi deklarojnë se janë pranë marrjes nën kontroll të Bani Ualid, një nga katër qytetet që ndodhen ende nën kontrollin e besnikëve të kolonelit.

Komandantët deklarojnë se janë rreth dy kilometra larg qendrës dhe se nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të vazhdojnë sulmin.

Bani Ualid dhe qytetet e tjera nën kontrollin e luftëtarëve besnikë kanë ultimatum deri në fund të ditës së sotme për t’iu dorëzuar qeverisë së përkohshme.

Luftëtarët rebelë deklarojnë se kanë avancuar me sukses deri tani, por saktësojnë se nuk kanë ndërmarrë ende një mësymje të plotë ushtarake, pasi duan të shmangin vdekjet.

Ata bëjnë të ditur se katër persona janë vrarë deri tani, tre prej të cilëve luftëtarë pro-regjimit, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm personash janë plagosur.

Korrespondenti i BBC pranë Bani Ualid thotë se ka të dhëna për luftime të ashpra që dyshohet të drejtohen nga ushtarë profesionistë, që punojnë për Gaddafi-n.

Por nga ana tjetër ka të dhëna për ushtarë që kanë dorëzuar armët teksa forcat e rebelëve afroheshin.

“Luftëtarët anti-Gaddafi janë në veri të qytetit duke luftuar me snajperat. Ne kemi hyrë edhe nga lindja”, ka deklaruar Abdallah Kanshil, një zyrtar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA