Trump kritikon ashpër kongresmenen republikane, presidenti: Shoh një grua të çmendur që vetëm ankohet
Masat që duhen ndërmarrë për të ndihmuar disa vende të eurozonës që janë prekur nga kriza financiare, ka përcarë komitetin ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane.
Anëtari gjerman i këtij komiteti, Jurgen Stark, njeriu kyç i politikave ekonomike të BQE-së, ka dhënë dorëheqjen pas kundërshtive të forta që kishte në lidhje planin që parashikonte blerjen e borxhit të vendeve në rrezik.
Edhe pse në njoftimin zyrtar të BQE-së thuhet se Stark është larguar për motive personale, të gjithë shprehen të sigurtë se largimi i tij është i gjithi i lidhur me planin e shpëtimit të vendeve në krizë të eurozonës.
Dorëheqja e tij tronditi bursat me frikën se dorëheqja e Stark është shenjë se Gjermania do t’i thotë jo planit të shpëtimit të vendeve në krizë, duke i qendruar mendimit të disa ekonomistëve “se punëtorët gjermanë s’kanë pse të paguajnë për faj të peshkatarit grek”.
Kreu i BQE-së, Jean Claaude-Trichet falenderoi Stark për punën e kryer gjithë këto vite në BQE. Falenderime Stark mori edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Zv/ministri i Financave, Jorg Asmusen do të zëvendësojë Stark në postin e anëtarit të Komiteti Ekzekutiv të BQE-së.
Top Channel