Kanada, tërmet 6-ballësh në Vankuver

10/09/2011 09:30

Një tërmet me fuqi 6.4 ballë është regjistruar në afërsi të Ishullit të Vankuverit, në Kanada.

Sipas institutit lokal të sizmologjisë, epiqendra e tërmetit u regjistrua 289 kilometra në perëndim të Vankuverit.

Tërmeti pati një thellësi prej 23 kilometrash nën tokë, saktëson instituti, por nuk ka shkaktuar alarm për tsunami.

Ndërkohë, banorët, të cituar nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, tregojnë se ndërtesat janë lëkundur.

Lokaliteti më i afërt, Port Hardi, me një popullsi prej 5 mijë banorësh, nuk ka pasur raportime për dëme të shkaktuara nga tërmeti.

Ndërsa policia në Siatëll, mbi 200 kilometra larg shtetit amerikan të Uashingtonit, deklaroi se tronditjet u ndjenë edhe atje, por pa shkaktuar dëme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA