Egjipt, protestuesit sulmojnë ambasadën izraelite

10/09/2011 02:25

Protestuesit egjiptianë, mësynë në ambasadën izraelitë në Kajro, kaluan murin mbrojtës të saj duke hyrë në ambjentet e brendshme e në zyrat e punës së përfaqësuesve diplomatikë izraelitë.

Fatmirësisht në momentin e “pushtimit” të ambasadës, nuk ndodhej asnjë diplomat izraelit në zyra, pasi ishte fundjavë. Egjiptianët protestojnë kundër Izraelit pas vrasjes së 5 ushtarëve egjiptianë në kufi nga një sulm ajror hebre.

Forcat egjiptiane të sigurisë u përpoqën të ndalojnë turmën vetëm pasi ajo kaloi murin rrethues. Autoritetet raportojnë se mbi 200 persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Izraeli i kërkoi ndihmë Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur ambasadën e tij. Menjëherë ka reaguar presidenti Obama që u ka kërkuar autoriteteve egjiptiane të garantojnë sigurinë e trupës diplomatike.

Tanke të ushtrisë vendase ndodhen pranë ambasadës dhe numri i protestuesve të grumbulluar ka rënë menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA