Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme

10/09/2011 09:50

Ish-kryeministri britanik Tony Blair thotë se vrasja e Osama bin Laden ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme” në betejën kundër terrorizmit.

Megjithatë, ai nënvizon se Al Kaeda mbetet ende një kërcënim serioz për Perëndimin.

Në një intervistë në prag të 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, Blair deklaron se kundër grupit terrorist janë bërë progrese domethënëse.

“Megjithatë, një numër i madh personash vazhdojnë të mbështesin ideologjinë e Al Kaedës”, vlerëson ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Bin Laden, që konsiderohet se ka qenë truri i atentateve të 11 shtatorit, u qëllua për vdekje nga forcat speciale amerikane në maj, në Abotabad të Pakistanit.

“Rreziku është akoma aty, por ne i kemi ndjekur ata nga pas. Ne kemi dëmtuar rëndë kapacitetet e tyre, si dhe kemi kapur ose vrarë shumë prej liderëve të grupit”, thekson Blair.

Megjithatë, në intervistën e dhënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Blair nënvizon se beteja me terrorizmin vazhdon.

“Mendoj se manipulimi dhe ideologjia e lëvizjes është ende atje. Prandaj, vrasja e Bin Laden ishte jashtëzakonisht e rëndësishme”, shton Blair.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA