Ashtu si dhe feniksi arab, World Trade Center do të rilindë nga hiri i ground zero, me pesë gratacela dhe muzeun përkujtimor.
Kompleksi i WTC, i përbërë nga shtatë gratacela, u hap në vitin 1973 dhe u shkatërrua më 11 shtator të vitit 2001 nga sulmet e Osama bin Laden.
Ndërsa tani, në hijen e Kullës së Lirisë do të ngrihen tre gratacela të tjera.
Me lartësinë e saj prej 513 metrash, Kulla e Lirisë ka zënë tashmë vendin e parë si gratacela më e lartë e Shteteve të Bashkuara, duke lënë pas Kullën Uillis në Cikago.
Në horizontin njujorkez gratacela e re do të zëvendësojë Kullat Binjake, të rrëzuara nga avionët e marrë peng nga Al Kaeda.
E nisur në prill të vitit 2007 dhe me një kosto prej 3 miliardë dollarësh, kulla e re do të përfundojë në vitin 2013.
Ajo do të ketë 104 kate, me një sipërfaqe për zyra prej 242 metra katrorë, një restorant të klasit të lartë dhe struktura transmetimi.
Historia e saj ka qenë e gjatë dhe me pengesa. Projekti orgjinal, i hartuar nga arkitekti Daniel Liberskind, pësoi një sërë modifikimesh si pasojë e masave të rrepta të sigurisë të kërkuara nga zjarrfikësit.
Top Channel