Rivalët republikanë për presidencialet e vitit 2012 janë përballur në një debat në Bibliotekën Presidenciale Reagan të Kalifornisë.
Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, i ri në grupin e debatit, është “përleshur” me ish-guvernatorin e Masacusetsit, Mitt Romney mbi shifrat e vendeve të reja të punës.
Kongresmenia Michele Bachmann rishprehu bindjen e saj se politika e presidentit Barack Obama për shëndetësinë është një “vrasëse e vendeve të punës”.
Edhe zoti Perry e quajti paketën e pensioneve dhe sigurimit social si një skemë “ponzi”.
Në debat morën gjithashtu pjesë ish-guvernatori i Jutah, Jon Huntsman, biznesmeni Herman Cain, kongresmeni Ron Paul, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Net Gingrich dhe ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum.
Debati ka qenë i pari i tre debateve të programuara në javët e ardhshme dhe analistët thonë se terreni për republikanët do të ngushtohet në muajt e ardhshëm.
Garuesit kryesorë, zoti Perry dhe zoti Romney, dominuan pjesën e parë të debatit, gjatë të cilit shkëmbyen replika.
Perry, një konservator i sertë që është bashkuar me grupin e kandidatëve kur hyri në garë, e vuri theksin tek numri rekord i vendeve të punës të krijuara gjatë qeverisjes së tij 10-vjecare të Teksasit.
Ndërsa zoti Romney, i cili i referohet eksperiencës së tij në sektorin privat, zbuloi planin e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.
Top Channel