91 persona, mes të cilëve doktorë dhe infermiere, janë akuzuar për
mashtrim të sistemit shëndetësor të Shteteve të Bashkuara me një vlerë
prej 295 milionë dollarësh.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave disa prej këtyre personave i kanë faturuar qeverisë amerikane pagesa për shërbimin mjekësor të personave që kishin vdekur.
Prokurori i përgjithshëm, Eric Holder ka deklaruar se arrestimet u kryen në tetë qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.
Qeveria amerikane ka hartuar programin Medicare për të ndihmuar qytetarët mbi moshën 65 vjec, ose ata me aftësi të kufizuara duke u mbuluar shpenzimet mjekësore.
Arrestimet janë kryer në tre javët e fundit, ndërkohë që 70 prej tyre iu dha dje akuza e saktë nga organet e drejtësisë. Sipas zotit Holder, rreth 400 oficerë policie u angazhuan në valën e arrestimeve.
“Disa persona të cënueshëm ishin përdorur nga ata që donin të vidhnin burimet e cmuara që vijnë nga taksapaguesit”, deklaroi Holder në një konferencë për shtyp.
Top Channel