Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdhëruar sot një hetim të thellë mbi
tragjedinë ajrore që dje u mori jetën 43 personave, mes të cilëve gjithë
skuadra e hokeit e Lokomotivës së Jaroslavlit.
Medvedev e ka vënë theksin tek “seria e katastrofave ajrore” të ndodhura në Rusi, që me ngjarjen e djeshme bëhen katër.
“Nuk mund të vazhdohet kështu”, u ka thënë Medvedev ministrit të Transportit, Igor Levitin dhe atij të Mbrojtjes Civile, Serghei Shoigu.
Ndërkohë, në rajonin e Jaroslavlit janë shpallur tre ditë zije në nder të 43 viktimave, 36 prej të cilëve ishin lojtarë të ekipit të hokeit.
Autoritetet e sportit të hokeit e kanë cilësuar incidentin në Jaroslavl si “ditën më të zezë të historisë së këtij sporti”.
Rusia dhe e gjithë bota e hokeit po mbajnë zi për vdekjen e 36 lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit të Lokomotivës së Jaroslavlit në një incident ajror.
Autoritetet e sportit të hokeit e kanë cilësuar incidentin në Jaroslavl si “ditën më të zezë të historisë së këtij sporti”.
Avioni tip “Yak-42” u rrëzua vetëm pak momente pasi ishte ngritur në ajër dhe menjëherë u përfshi nga flakët.
Në total në bordin e tij ndodheshin 43 persona, përfshirë lojtarët më të mirë të Rusisë dhe Evropës, të cilët humbën jetën. Vetëm dy vetë mbijetuan.
Të 11 lojtarët e huaj dhe trajnerët që ishin në bord mbetën të vrarë. Mes tyre spikasin emrat e trajnerit kanadez Brad McCrimmon, sulmuesit suedez Stefan Liv dhe disa lojtarë nga Bjellorusia, Republika Ceke, Gjermania, Latvia, Sllovakia dhe Ukraina.
Lojtari rus që i mbijetoi aksidentit, Alexander Galimov, ka pësuar djegie në 80 për qind të trupit, bashkë me një anëtar të ekuipazhit të avionit, i identifikuar si Alexander Sizov.
Skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë deri tani 35 trupa të pajetë, 12 prej të cilëve janë identifikuar. Motivet e rrëzimit po hetohen, por mediat ruse shkruajnë se avioni mund të ketë goditur një antenë radioje
Top Channel