Itali-Spanjë, miratohen paketat anti-krizë

08/09/2011 10:20

Italia dhe Spanja kanë miratuar masat e reja anti-krizë, në kuadër të përpjekjeve të tyre për të kontrolluar borxhin publik.

Dhoma e Lartë e Parlamentit italian miratoi paketën që parashikon shkurtimin e deficitit me 54 miliardë euro në tre vitet e ardhshme.

Ndërsa Senati spanjoll dha dritën jeshile përfundimtare për “rregullën e artë” në kushtetutën e saj, për të mbajtur borxhin në kufijtë e duhur.

Senati italian miratoi me 165 vota pro kundrejt 141 kundër dhe tre abstenim paketën, e cila ishte vënë para një mocioni për t’u siguruar se aleatët e kryeministrit Berlusconi ishin ende të bashkuar pas javësh të tëra replika.

Tani paketa shkon në Dhomën e Deputetëve, ku zoti Berlusconi ka gjithashtu shumicën.

Dhjetra mijëra italianë zbritën ditë më parë në rrugët e qyteteve kryesore të vendit për të protestuar kundër këtyre masave, që parashikojnë rritje të taksave të shitjeve dhe rishikimin e asaj të shëndetësisë.

Ndërkohë, votimi në Spanjë i “rregullës së artë” e bën atë vendin e vetëm, përvec Gjermanisë, që të ketë një limit të tillë borxhi.

Në kuadër të ndryshimit, Spanja duhet të mbahet në një kufi deficiti afatgjatë, përvec se në raste katastrofash natyrore, recesioni ose masash të jashtëzakonshme.

Miratimet vijnë në një moment kur në eurozonë është rritur urgjenca për zgjidhjen e krizave të borxhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA