Policia në pjesën indiane të Kashmirit ka arrestuar pronarin e një
internet kafeje në lidhje me atentatin e së mërkurës në kryeqytetin
indian, Nju Delhi.
Arrestimi u krye pasi një e-mail i dërguar nga grupi radikal Huji, që merrte përsipër përgjegjësinë e sulmit, u zbulua se ishte dërguar nga kjo qendër interneti.
Departamenti amerikan i Shtetit deklaron se Huji është një grup terrorist i lidhur me Al Kaedën. Nderkohe edhe dy persona te tjere jane prangosur per kete ngjarje dhe po pyeten nga policia.
Ndërkohë, numri i viktimave nga sulmi i djeshëm është ngjitur në 12, pas vdekjes së një personi të plagosur.
Grupi Huji është akuzuar se ka kryer atentate edhe në Indi, Pakistan dhe Bangladesh. Lideri i tij, Ilyas Kashmiri, raportohet të jetë vrarë në një sulm ajror amerikan në veri-perëndim të Pakistanit në qershor.
Policia saktësoi sot se pronari i pikës së internetit, Mehmood Aziz, është ndaluar vetëm për t’u marrë në pyetje.
Email-i kërkon që një person i dënuar me vdekje për përfshirje në një atentat ndaj parlamentit indian 10 vjet më parë të mos varet.
Shpërthimi para Gjykatës së Lartë
Shpërthimi i një bombe përpara ndërtesës së Gjykatës së Lartë në New Delhi të Indisë ka shkaktuar dy dite me pare 10 të vdekur e ka plagosur mbi 60 të tjerë, ndërsa ka mbjellë ndjenjën e frikës në kryeqytet.
Ministri vendas i Punëve të Brendshme foli për akt terrorist dhe tha se New Delhi është shënjestër e grupeve të terrorit.
“Bomba shpertheu perpara qendres se pritjes. Mendojme se ekplozivi ishte vendosur ne nje valixhe te vogel. Shume nga te lenduarit jane derguar ne spital. Nje pjese e tyre jane ne gjendje te rende, disa te tjere kane plage te lehta. Ne kete pike e kemi te pamundur te identifikojme pergjegjesit e sulmit, por shpresojme qe kjo te zbardhet gjate hetimit. Objektivi i terroristeve eshte e qarte se ka qene te shkaktojne frike e te destabilizojne vendin. Ne emer te te gjithe qeverise, i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave”, tha ministri i Brendshëm indian.
Kjo eshte hera e dyte ne tre muaj qe Gjykata e Larte behet shenjester e sulmeve te tilla. Policia ende nuk ka mundur te zbuloje autoret e shperthimit te 25 majit ne parkingun e godines. Shperthimi i sotem ndodhi rreth ores 10.15 me oren lokale, ne nje moment kur 200 persona ishin ne radhe perpara qendres se pritjes per te marre lejen e hyrjes ne gjykate. Atentati konsiderohet me i pergjakshmi prej te pakten tre vjetesh ne kryeqytetin indian. Me shume sesa New Delhi, ne fokusin e terroristeve ka qene pergjithesisht kryeqendra financiare e vendit, Mumbai, ku ne muajin korrik sulme gati te njekohesishme moren 26 jete njerezish. Edhe ne kete rast, agresoret ende nuk jane identifikuar.
Top Channel