Ekonomia e Gjermanisë mund të kontraktohet me 1.4 për qind në periudhën
tetor-dhjetor, ka paralajmëruar Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik
dhe Zhvillimin.
OBEZH ka deklaruar se Gjermania mund të jetë vendi që do të preket më shumë nga rënia e tregtisë globale, por ka nënvizuar se se për këto vlerësime ka pasiguri.
Organizata nënvizon se marzhi i gabimit në vlerësimin e saj për Gjermaninë mund të jetë 2.1 për qind.
Ndërkohë, përsa i përket Britanisë së Madhe, organizata pret një rritje prej 0.1 për qind në periudhën tetor-dhjetor.
OBEZH vlerëson se, ndërkohë që prodhimi ekonomik do të bjerë në Gjermani në tre muajt e ardhshëm, ajo është përhapur me 2.6 për qind në periudhën korrik-shtator dhe do të vijojë kështu deri në fund të muajit.
Ajo e shpjegon këtë rritje në tremujorin e tretë me riaktivizimin e impianteve bërthamore, që u fikën përkohësisht pas katastrofës së marsit në Fukushima të Japonisë.
Për Shtetet e Bashkuara, OBEZH parashikon një rritje prej 1.1 për qind në tremujorin aktual, që do të bjerë në 0.4 për qind në të ardhshmin.
Ndërsa për rritjen në vendet e grupimit G7 organizata parashikon se ajo do të jetë 1.6 për qind në tremujorin aktual dhe do të bjerë në 0.2 për qind nga tetori në dhjetor.
Top Channel