Tortura në burgjet afgane

07/09/2011 04:00

Misioni i NATO-s në Afganistan pezulloi përkohësisht transferimin e të burgosurve nga qelitë e Aleancës në burgjet vendase, pas akuzave të forta që janë ngritur kundër autoriteteve afgane për tortura dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.

BBC thotë se dyshimet për ushtrimin e dhunës dhe torturave në burgjet afgane janë pasqyruar në një raport të OKB-së që pritet të publikohet së shpejti. Sipas këtij raporti, të burgosurit rrihen dhe në disa raste ndaj tyre përdoret edhe goditja elektrike.

Burgjet në Afganistan kanë kaluar nën përgjegjësinë e policisë dhe shërbimeve të inteligjencës vendase.

NATO, në njoftimin e saj e quan masën për pezullimin e transferimeve si të kujdesshme dhe të nevojshme deri në sqarimin e plotë të akuzave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA