Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Paparacët nga gjithë Franca dhe Evropa kanë zbarkuar pranë apartamentit të Dominique Strauss Kahn në Paris.
Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili u kthye në vendin e tij ditën e diel nga Shtetet e Bashkuara, është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë.
Dy agjentë me uniformë dhe disa të tjerë të veshur civilë kanë mbërritur rreth orës 14:30 në banesën e Strauss Kahn, në Place des Vosges, për të zgjidhur problemin.
Kahn dhe bashkëshortja e tij Anne Sinclair u ulën në aeroportin Charles de Gaulle ditën e diel në orën 07:05, në bordin e një fluturimi të Air France.
Ata ndodheshin në Nju Jork që nga arrestimi i tij në muajin maj, pas akuzave për dhunë seksuale, të cilat u rrëzuan muajin e kaluar.
Kamarierja e hotelit, Nafissatou Diallo, që akuzoi Strauss Kahn se tentoi ta dhunonte atë në dhomën e hotelit, e ka spostuar cështjen e saj në një gjykatë civile.
Top Channel