SHBA, populli mllef kundër dy partive

07/09/2011 14:10

Senatorët amerikanë u kthyen këtë javë nga pushimet për të rinisur
punën. Por shumë amerikanë duket se nuk duan të degjojnë më për të
përzgjedhurit e tyre.

Sondazhet e fundit te opinionit tregojne se gati 90% e zgjedhesve ne Shtetet e Bashkuara pajtohen me idene e nje alternative tjeter. Rezultatet e anketimeve, thote ‘Washington Post’, ishin shkaterruese si per presidentin Obama, ashtu dhe per politikanet e tjere. Shumica e amerikaneve mendojne se te gjithe ata qe shkojne ne Washington korruptohen apo se kalojne shume kohe duke u grindur me njeri-tjetrin ne vend qe te angazhohen per zgjidhjen e problemeve ekonomike te popullit.

Nje sere votuesish, thote “Deutsche Welle” mendojne se ne kete situate, paraqitja e nje partie te trete te fuqishme ne skenen politike te vendit, mund te ishte nje zgjidhje e mire. Nuk mund te kesh perjetesisht vetem dy zgjedhje, thone ata. Grupe te ndryshme po perpiqen te realizojne kete deshire per te dale nga sistemi dy partiak. Ata e quajnë veten “America‘s Third Party“, “Americans Elect“ apo “Votocracy“. Disa me të vërtetë duan të krijojnë një parti të tretë të fuqishme, të tjerët nuk duan parti, por mendojnë se duhet gjetur alternativë tjetër për zgjedhjet presidenciale.

Vëzhguesit konstatojnë se shumë prej këtyre grupeve kanë burime të mira financimi – nga persona të pasur, të cilët kerkojne një kandidat jashtë interesave partiake. Shtetet e Bashkuara kane patur sistem dypartiak prej me shume se nje shekulli tashme. Sa per kandidatet e tjere, ata rrallehere kane fituar ne zgjedhje. I fundit që siguroi mbeshtetje serioze ishte Ross Perot, i cili arriti te merrte në vitin 1992 19 % të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA