Presidenti Obama kërkon të shpëtojë punësimin në Shtetet e Bashkuara dhe
këtë ka ndërmend ta bëjë përmes injektimit të 300 miliardë dollarëve,
dritën jeshile për të cilët do t’ia kërkojë kongresit javën që vjen.
Edhe paketa e masave pro-punesimit perbehet nga investime ne infrastrukture, permes lehtesimeve fiskale dhe ndihmes direkte per shtetet dhe administratat lokale. Obama, shanset e te cilit per rizgjedhje ne 2012-ten jane te lidhura ngushtesisht me rezultatet konkretet mbi rritjen ekonomike te vendit, do te ftoje kongresin te kompensoje kostot brenda nje kohe te shkurter brenda planit te reduktimit te deficitit ne periudhen afat-gjate. te dhenat e fundit te punesimit ne Shtetet e Bashkuara jane alarmante.
Gjate muajit gusht, nuk jane krijuar me vende te reja te pune dhe niveli i papunesise eshte fiksuar ne 9,1%, kur tashme kane kaluar dy vjet nga fundi i recesionit qe solli ngerci i 2008-tes. Te marten nje sondazh i ‘Washington Post’ tregonte se mbi 60% e amerikaneve te intervistuar nuk e aprovonin menyren sesi eshte menaxhuar kriza ekonomike nga presidenti dhe mbi te gjitha, shpreheshin te shqetesuar per punesimin, qe konsiderohet problemi kryesor i momentit.
Top Channel