Meksikë, përdhunonte minorenët, arrestohet

07/09/2011 08:25

Tetë minorenë janë përdhunuar përgjatë 7 viteve dhe 2 prej tyre janë vrarë nga një 32-vjeçar në një lagje të njohur të Ciudad de Mexico, në Meksikë.

Jorge Antonio Iniestra është arrestuar së bashku me bashkëshorten, nënën, tre vëllezërit dhe nipin e tij. Familjarët e tij konsiderohen bashkëpunëtorë në këtë krim.

Tre nga tetë minorenët e abuzuar, të cilët mbaheshin të burgosur nga burri meksikan, ishin fëmijë të partneres së Iniestrës. Nga këta tre fëmijët të Claudia Tapia, një djalë dhe dy vajza, femrat janë përdhunuar vazhdimisht përgjatë këtyre viteve dhe prej tyre 32-vjeçari ka pasur 5 fëmijë.

Meksikani akuzohet se ka rrahur për vdekje një nga vajzat dhe një foshnjë 3 muajshe që ka patur me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA