Japoni, 50 viktima nga tajfuni

07/09/2011 08:00

Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga tajfuni “Talas” që ka goditur Japoninë, më i fuqishmi i shtatë viteve të fundit.

Dhjetëra lagje në prefekturat Nara dhe Uakajama janë ende të izoluara për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut apo shembjes së urave.

Mijëra persona po qëndrojnë tashmë në qendrat e evakuimit për shkak se banesat e tyre janë shkatërruar.


“Talas”
goditi ditën e shtunë vendin aziatik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA