Indi, shpërthim para Gjykatës së Lartë, viktima

07/09/2011 11:05

Shpërthimi i një bombe përpara ndërtesës së Gjykatës së Lartë në New
Delhi të Indisë ka shkaktuar 10 të vdekur e ka plagosur mbi 60 të tjerë,
ndërsa ka mbjellë ndjenjën e frikës në kryeqytet.

Ministri vendas i Punëve të Brendshme foli për akt terrorist dhe tha se New Delhi është shënjestër e grupeve të terrorit.

“Bomba shpertheu perpara qendres se pritjes. Mendojme se ekplozivi ishte vendosur ne nje valixhe te vogel. Shume nga te lenduarit jane derguar ne spital. Nje pjese e tyre jane ne gjendje te rende, disa te tjere kane plage te lehta. Ne kete pike e kemi te pamundur te identifikojme pergjegjesit e sulmit, por shpresojme qe kjo te zbardhet gjate hetimit. Objektivi i terroristeve eshte e qarte se ka qene te shkaktojne frike e te destabilizojne vendin. Ne emer te te gjithe qeverise, i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave”, tha ministri i Brendshëm indian.

Kjo eshte hera e dyte ne tre muaj qe Gjykata e Larte behet shenjester e sulmeve te tilla. Policia ende nuk ka mundur te zbuloje autoret e shperthimit te 25 majit ne parkingun e godines. Shperthimi i sotem ndodhi rreth ores 10.15 me oren lokale, ne nje moment kur 200 persona ishin ne radhe perpara qendres se pritjes per te marre lejen e hyrjes ne gjykate. Atentati konsiderohet me i pergjakshmi prej te pakten tre vjetesh ne kryeqytetin indian. Me shume sesa New Delhi, ne fokusin e terroristeve ka qene pergjithesisht kryeqendra financiare e vendit, Mumbai, ku ne muajin korrik sulme gati te njekohesishme moren 26 jete njerezish. Edhe ne kete rast, agresoret ende nuk jane identifikuar.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA