Instanca më e lartë gjyqësore në Gjermani ka hedhur poshtë një sfidë që i është paraqitur vendit kundër ndihmave për vendet e tjera të eurozonës.
Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kështu sfidës së lancuar nga gjashtë eksponentë të njohur të Euroskeptikëve Gjermanë.
Por gjykata tha se qeveria duhet të kërkojë miratimin nga Parlamenti gjerman para se të garantojë asistencë për vendet e tjera.
Një gjë e tillë mund të ngadalësojë edhe më tej përgjigjen e Evropës ndaj krizës së borxhit, që është kritikuar dhe cilësuar si shumë e ngadaltë.
Kancelarja Angela Merkel tha se vendimi i gjykatës i jep të drejtë qeverisë dhe nënvizoi se ekzistenca e euros do të thotë më shumë se një valutë e thjeshtë.
“Euro është garantuesi i Europës së bashkuar. Nëse euro bie, Evropa bie bashkë me të”, deklaroi Merkel përpara ligjvënësve.
Duke qenë ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Evropës, vendimi i Gjermanisë do të ketë pasoja për të gjithë rajonin.
Gjyqtari që shqiptoi vendimin, Andreas Vosskuhle, tha se ligjvënësit gjermanë duhet të përfshihen më shumë në vendimet e ardhshme.
Top Channel