Franca dënon “krimet” e Sirisë

07/09/2011 17:00

Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe ka akuzuar qeverinë Siriane se ka kryer “krime kundër njerëzimit”.

Duke folur nga Moska, Juppe tha se Siria mund të përballet me sanksione të tjera nëse nuk ndryshon kurs.

Aktivistët deklarojnë se trupat siriane po vazhdojnë ofensivën e tyre ndaj protestuesve dhe se kanë vrarë 7 persona të tjerë në një sulm të ri në qytetin e Homsit.

Mbi 2200 persona kanë vdekur në pesë muaj protesta kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.

“Mënyra se si Siria ka shtypur protestat popullore është e papranueshme”, ka deklaruar Juppe në një konferencë për shtyp me homologun Sergei Lavrov.

Megjithatë, Juppe ka pranuar se Moska ka një qëndrim tjetër lidhur me Sirinë, duke thënë se, “shpresoj që Rusia do të na mbështesë në Këshillin e Sigurimit edhe pse qëndrimet tona nuk janë njësoj”.

Por ministri Lavrov ka ritheksuar se Moska dëshiron që opozita siriane të angazhohet në dialog me qeverinë e presidentit Assad.

Javën e kaluar BE ndaloi importet e naftës siriane, vendim ky që u kritikua nga Rusia, e cila insiston për dialog politik.

Nga ana e saj, qeveria siriane insiston se protestat e opozitës organizohen nga “celula terroriste” që furnizohen me armë nga komplotues ndërkombëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA