11 Shtatori, bazat ushtarake në gatishmëri

07/09/2011 19:20

Gatishmëri maksimale në të gjitha bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, në prag të 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Departamenti i Mbrojtjes njofton se të gjitha nivelet e mbrojtjes janë ngritur.

“Vendimi është marrë jo për shkak të ndonjë kërcënimi specifik apo të besueshëm, por vetëm si masë parandaluese”, thuhet në një njoftim të Pentagonit.

Ndërkohë, janë rritur kontrollet në aeroporte, në stacionet kryesore hekurudhore, në të gjitha pallatet qeveritare dhe për evenimentet më të rëndësishme sportive.

Ky përvjetor i sulmeve të 11 shtatorit, që u morën jetën pothuajse 3 mijë vetëve, është i pari që pas vrasjes së Osama bin Laden, sheiku i terrorit që konsiderohet si arkitekti i tyre.

Këtë herë, në zonën ku ngriheshin dy kullat binjake, Ground Zero, presidenti amerikan Barack Obama do të jetë i pranishëm bashkë me parardhësin e tij George W. Bush, kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg dhe një nga figurat kyce të asaj kohe, Rudolph Giuliani.

Paneta: Kërcënimi terrorist mbetet real

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Paneta, kërkoi vigjilencë dhe paralajmëroi se kërcënimet për sulme terroriste të përmasave tragjike, janë reale.

“Kërcënimi i një sulmi tjetër terrorist, me pasoja të rënda është shumë serioz dhe mundësitë për dicka të tillë mbeten reale”, tha Paneta nga Ground Zero, ku mbikqyri përgatitjet e fundit për përkujtimin e viktimave të 11 shtatorit 2011 me rastin e 10 vjetorit të tragjedisë.

Paneta, ish-numri një i CIA-s, u emëruar Sekretar i Mbrojtjes pas largimit nga kjo detyrë e Robert Gejts, ndërkohë që postin e kreut të CIA-s e mori gjenerali, David Petreus.

11/9, SHBA apel shtetasve amerikanë: Kujdes

Administrata amerikane ka vënë në alarm amerikanët që jetojnë në vendet e tjera apo janë në udhëtim nëpër botë, kundër ndonjë akti terrorist të mundshëm me rastin e përvjetorit të 11 shtatorit.

Nuk ka asnjë kërcënim konkret, por SHBA-të kanë rikujtuar se Al Kaeda ka shprehur shqetësimin për atentate të mundshme kundër SHBA-ve dhe interesave të saj në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA