Qeveria kineze ka publikuar një dokument zyrtar që tregon vizionin e saj politik për të ardhmen e vendit.
Në dokument thuhet se qeveria dëshiron që Kina të bëhet një vend i pasur, i fuqishëm dhe paqësor me vendet e tjera.
“Kina nuk do të përsërisë gabimet e fuqive të tjera të mëdha, që janë përpjekur të dominojnë kombet e tjera”, thuhet në dokument.
Por përshkrimi që i bëhet Kinës dhe botës në dokument duket në përputhje me realitetin.
Bëhet fjalë për një dokument të gjatë, që përmban rreth 10 mijë fjalë, por pika kyce e tij është përmbledhur në titullin trefjalësh: “Zhvillimi Paqësor i Kinës”.
Liderët aktualë që qeverisin vendin shohin, sipas dokumentit, se vendi po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, gjë që vjen nga hapja e tij me botën e jashtme rreth tre dekada më parë.
“Ne duam ta bëjmë Kinën një vend të pasur, të fuqishëm, demokratik, të civilizuar dhe social për 100-vjetorin e Republikës Popullore, që i bie në mes të shekullit të 21-të”, thuhet në dokument.
Nga ana tjetër në të theksohet se askush nuk duhet të trembet nga kjo rritje. “Kina nuk do të përsërisë gabimet e të tjerëve, që kanë kredhur njeriun në errësirën e dy luftrave të botës”, nënvizohet në dokument.
“Zhvillimi paqësor i Kinës është shkëputur nga modeli tradicional i një fuqie që kërkon dominimin absolut”, thuhet më tej në të.
Top Channel