Francë, sondazhet: PS mund Sarkozy
06/09/2011 17:25
Kandidatët socialistë Francois Hollande dhe Martine Aubry kanë mundur në sondazhe presidentin Nikolas Sarkozy në kuadër të turit të parë presidencial të 2012-s.
Përfundimin e ka nxjerrë një sondazh i realizuar nga Ipsos-Logica për France Televisions, Radio France dhe Le Monde.
Sipas sondazhit, nëse turni i parë do të mbahej të dielën e ardhshme, Hollande do të mundte Sarkozy me tetë pikë me 30%, ndërsa Aubry do të shkonte deri 27%, me një avantazh prej katër përqind.
Top Channel