Aksionet në tregjet evropiane janë rritur lehtshëm në fillim të ditës së
sotme, gjatë të cilës pritet gjithësesi të vijojnë shqetësimet për
nivelet e larta të borxheve në vendet e eurozonës.
Kështu, FTSE-ja u ngrit me 0.5 për qind, francezja CAC me 0.4% dhe Dax në Gjermani me 0.7 për qind.
Më herët ranë bursat në Azi, ku indeksi i japonezes Nikkei ra në 2 për qind.
Analistët parashikojnë që paqendrueshmëria e tregjeve të vazhdojë deri sa politikëbërësit të gjejnë një zgjidhje për problemin e borxhit.
Një shqetësim i fortë mbi nivelet e larta të borxheve qeveritare në eurozonë do të prekë sektorin bankar.
Greqia po vazhdon me planet e saj për t’u kërkuar bankave dhe aksionerëve privatë të bondeve të saj që t’i shkëmbejnë ato me bonde të tjera që paguajnë një normë më të ulët interesi në afate të gjata.
Problemi kryesor është se edhe vende të tjera, si Italia dhe Spanja, mund të detyrohen të ndjekin shembullin grek për t’i kërkuar ndihma BE-së.
Top Channel