Australi, pengmarrje në një zyrë ligjore

06/09/2011 12:00

Policia australiane po zhvillon negociata intensive me një person që pasi hyri në zyrat e një firme ligjore në Sidnej, i tha stafit se kishte një bombë me vete.

Personi në fjalë, që është me vajzën e tij të vogël, i ka dorëzuar një listë me kërkesa policisë.

Ndërtesa ku ndodhet zyra ligjore, në periferinë perëndimore të Sidnejit, është evakuar dhe policia ka mbyllur rrugët që të cojnë atje.

Policia thotë se kërkesat e personit nuk kanë lidhje me cështje ligjore. Zyra në fjalë ndodhet pas ndërtesës që merret me cështjet familjare, por autoritetet thonë se nuk ka të dhëna për të.

Një recepsioniste e zyrës tha se personi, i cili dukej rreth të pesëdhjetave, hyri në ambjentet e firmës dhe kërkoi të fliste me dikë.

“Kur unë i thash atij se aty nuk kishte asnjë person me emrin që përmendi, ai iu drejtua shkallëve dhe tha: ‘telefonoi zyrës së prokurorit, telefono këtë person dhe thuaju se kam një bombë në cantë’”, tregoi recepsionistja për ABC News.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA