“Blair, kumbar i vajzave të Murdoch”

06/09/2011 15:15

Wendi Murdoch del hapur pas dy muajsh nga skandali i përgjimeve që ka rënë në “perandorinë” e të shoqit.

Në një intervistë për “Vogue”, gruaja e manjatit zbulon një detaj që ka hedhur të gjithë median britanike kundër ish kryeministrit anglez, Tony Blair.

Pikërisht ai është kumbari i vajzave të Murdoch. Ja përse, shkruajnë tabloidët, kur shpërtheu skandali, Blair nuk është shprehur kundër Murdoch.

Blair, ka treguar Wendi, ka marrë pjesë në ceremoninë private që është mbajtur në lumin Giordano në mars, duke u bërë kumbar i Grace dhe Chloe, dy vajzat e lindura nga martesa mes saj dhe Murdoch.

Ky detaj tregon për marrëdhënien shumë të ngushtë mes ish kryeministrit britanik dhe manjatit të medias i cili në vitet e fundit ka mbështetur gjithnjë në gazetat e tij, kandidaturën e Blair.

Pikërisht për këtë, sulmojnë mediat britanike, Blair nuk ka sulmuar asnjëherë Murdoch.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA