Shoqata e bankiereve zvicerane deklaroi se Zvicra duhet t’i zgjidhe ne
bazen e ligjeve ekzistuese mosmarreveshjet me Shtetet e Bashkuara mbi
pasaniket qe perdorin llogari te fshehta ne kete vend per t’i shpetuar
taksave dhe te mbroje sekretin bankar.
Reagimi i saj erdhen nje dite pas raporteve se Washingtoni i ka dhene zvicres nje ultimatum, ku i kerkon informacione të hollësishme mbi mijera shtetas amerikane te dyshuar se kanë përdorur bankat zvicerane për të mashtruar raportimin e taksave.
Raporti citon një letër të te Prokurorit te Përgjithshëm amerikan James Cole, te dates 31 gusht, ne te cilen pretendohen te dhena prej Bankës Zvicerane Credit Suisse, si dhe rreth 9 bankave të tjera zvicerane lidhur me ceshtje te evazionit fiskal.
Sipas raportit, në se bankat në fjalë nuk i pëgjigjen ultimatumit deri të martën, ndaj tyre mund të ngrihen akuza penale. Ndaj dokumentit te botuar në dy gazeta zvicerane, nuk ka bere deri tani asnje koment zyrtar as qeveria amerikane dhe ajo e Zvicres.
Një nga artikujt citon zyrtarë të afërt me këtë çështje, të kenë thënë se Washingtoni kërkon të dijë hollësi lidhur me numrin e amerikanëve që kanë llogari me depozita prej më tepër se 50 mijë dollarësh në Bankën Credit Suisse, si dhe në të paktën 4 banka të tjera gjatë viteve 2002 dhe 2010.
Top Channel