Perleshje mes mbeshtetesve dhe kundershtareve te Hosni Mubarakut
shoqeruan rinisjen e gjyqit te tij ne Kajro. Policia nderhyri per te
ndare turmat qe kacafyteshin perpara nderteses se gjykates ku po
zhvillohet procesi gjyqesor.
Mubaraku 83-vjecar akuzohet se ka urdheruar vrasjen e protestuesve gjate revoltes se ketij viti qe i dha fund sundimit te tij. ish presidenti egjiptian mohon cdo gabim. Kjo eshte e treta seance e gjyqit, transetimit live i te cilit eshte ndaluar nga gjykatesi i ceshtjes.
Jashte salles se gjyqit, atmosfera ishte e tensionuar. Nje pjese e njerezve te mbledhur hidhnin sllogane ne favor te Mubarakut, te tjere “therrisnin ne litar”. Seanca filloi pasi nje helicopter solli ish-liderin e semure nga spitali i Kajros, ku eshte i shtruar aktualisht. Deshmitare okulare thane se Mubarakun e futen ne ndertese me barrele.
Sipas televizionit shteteror, ne gjykate kane mberritur edhe dy djemte e tij, Gamal dhe Alaa, si dhe te pandehur te tjere. Sot pritet te deshmojne kater zyrtare te larte te policise qe kane punuar ne zyrat operacionale gjate rebelimit 18 ditor ne muajt janar dhe shkurt, kur u vrane te pakten 850 persona. Familjaret e viktimave duan te dine cfare urdhrash u dha mubaraku vartesve te tij ne kohen qe policia shtypte me dhune protestat, te cilat rezultuan me doreheqjen e tij.
Top Channel