Libia, NATO: Suksesi shumë pranë

05/09/2011 18:10

Suksesi i misionit ushtarak të NATO-s në Libi është shumë pranë, por mandati i Aleancës nuk ka përfunduar ende.

Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

Ndërkohë, rebelët libianë bëjnë të ditur se presin urdhër për të nisur sulmin në Bani Ualid, ose për të zgjatur ultimatumin deri të shtunën.

Rebelët mund ta kryejnë nesër në mëngjes sulmin ndaj kësaj province, që është ndër bastionet e fundit të kontrolluara nga forcat e kolonelit Muammar Gaddafi.

Sipas vetë rebelëve, krahasuar me ditën e djeshme linja e frontit është tërhequr për shkak të kundërofensivës së besnikëve.

Ndërkohë, Saadi Gaddafi, i biri i kolonelit, ka konfirmuar se ka hapur negociatat me kreun ushtarak të rebelëve për të shmangur gjakderdhjen.

Libi, dështojnë bisedimet mes palëve

Rebelët libianë, të cilët kanë rrethuar fortesën e kolonel Gaddafi-t, Bani Walid thonë se bisedimet me mbështetësit e liderit kanë dështuar.

Negociatori i palës së rebelëve tha për BBC se civilët në qytet nuk arrijnë të lëvizin dhe se tashmë ekziston frika se pikërisht këta njerëz mund të përdoren si hakmarrje apo si mburoja. Sipas tij, forcat pro-Gaddafi-t i kanë kërkuar rebelëve që të futen në qytet të paarmatosur në rast se duan bisedime.

Ndërkohë po sipas negociatorit, nuk është e sigurtë nëse djali i kolonel Gaddafi-t është vrarë apo jo.

Libi, çmimi i lirisë, 50 mijë të vrarë

Çmimi i paguar për rrëzimin e diktatorit Muamar Gadafi është i lartë. 50.000 vetë besohet të jenë vrarë gjatë rebelimit kundër regjimit të pushtetmbajtësit libian.

Me këmbëngulje vazhdon të përhapet fjala se vetë Gadafi ndodhet në qytetin e tij të lindjes. Lajme të tjera flasin për qytetin Beni Ualid, në jug-lindje të Tripolit, ku koloneli gezon një mbështetje të gjerë.

Zëdhënësi i kryengritësve, Al Amen Bolhaj e paraqet jo shumë të rëndësishëm një arrestim të mundshëm të Gadafit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA