Japoni, 26 viktima nga tajfuni
05/09/2011 08:25
Tajfuni “Talas” që ka goditur fuqishëm Japoninë ka shkaktuar deri tani 26 viktima dhe dëme të shumta materiale.
Policia dhe zjarrfikësit kanë rinisur kërkimet për 54 persona të tjerë që konsiderohen të zhdukur në prefekturat e Naras dhe Wakayamas.
Tajfuni ka prekur 6 prefektura të vendit aziatik.
Shirat e rrëmbyeshëm të sjella me vete nga tajfuni “Talas” kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje të shumta. Si pasojë, janë shkatërruar banesa, ura dhe rrugë duke i vështirësuar operacionet e shpëtimit.
Gjendja e alarmit mbetet në fuqi në 38 nga 43 provincat e Japonisë.
Top Channel