Afganistan, gjenden të vrarë 2 gjermanët

05/09/2011 17:15

Dy shtetas gjermanë që u zhdukën në Afganistan muajin e kaluar janë gjetur të vdekur, kanë njoftuar autoritetet e provincës së Paruanit.

Dy personat u zhdukën në afërsi të Salang Pasit, në veri të Kabulit dhe janë gjetur të vrarë me armë zjarri, ndonëse nuk dihet se kush i ka qëlluar.

Provinca e Salang Pasit është relativisht e qetë, por dyshohet se dy gjermanët, që deklaronin se punonin për një organizatë humanitare, kanë kaluar në një luginë që nuk është edhe aq e sigurtë.

Autoritetet afgane, të cilat saktësojnë se gjermanët po lëviznin pa një guidë vendase, dyshojnë se ata janë rrëmbyer nga talebanët në luginën fqinje të Gorbandit.

Dyshja u zhduk të premten e 19 gushtit. Ata i thanë shoferit të tyre se ishin drejtuar për në male dhe kur nuk ishin kthyer ai dha alarmin.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle tha më 23 gusht se, ekzistonin të dhëna që tregonin se dy gjermanët ishin rrëmbyer.

Trupat e tyre janë dërguar në një spital të provincës, shefi i policisë të të cilës ka njoftuar nisjen e një hetimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA