Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Turqia ka vendosur ta sfidojë bllokadën izraelite ndaj Gazës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo është shenja më e fundit e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që prej sulmit të vitit të kaluar mbi flotiljen me ndihma për banorët e Gazës, si pasojë e të cilit humbën jetën 9 aktivistë turq.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu e bëri të qartë se Ankaraja nuk do ta pranojë rezultatin e raportit të OKB-së, që e konsideronte vërtet përdorimin e forcës të tepruar, por nga ana tjetër përligjte bllokadën si masë legjitime sigurie të Izraelit.
Komentet e Davutoglusë erdhën një ditë pasi Turqia dëboi ambasadorin izraelit dhe pezulloi bashkëpunimin ushtarak me shtetin hebre.
Zyrtarët izraelitë i cilësuan të cuditëshme veprimet e Turqisë. Izraeli t’ia nënshtrojë politikën e tij të jashtme kapriciove të të tjerëve, tha për CNN numri dy i diplomacisë izraelite, Danny Ayalon.
Mungesa e bashkëpunimit nuk na dëmton vetëm ne, ajo i dëmton dhe turqit dhe këtë do ta kuptojnë shumë shpejt, shtoi ai, duke përjashtuar njëkohësisht mundësinë e një konfrontimi me marinën turke.
Ndërsa konflikti mes dy vendeve thellohet, përpjekjet për ndërmjetësim po shtohen. Departameneti Amerikan i Shtetit i kërkoi të dy qeverive në fjale t’i japin fund grindjes mbi misionin e përgjakshëm.
Thirrje për sheshimin e mosmarrëveshjeve mbërrijnë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon, i cili tha se Izraeli dhe Turqia janë shumë të rëndësishëm për rajonin dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se duhet t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.
Top Channel