Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Gjashtë ushtarë sirianë dhe tre civilë janë vrarë në një pritë të ngritur nga një grup i armatosur në Sirinë qendrore, bëjnë të ditur mediat shtetërore lokale.
Sipas burimeve, 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi personat e armatosur sulmuan një autobus në afërsi të Hamës.
Tre civilët, që sipas agjencive të shtypit ishin rebelë, mbetën të vrarë pas një luftimi të ashpër me forcat e sigurisë.
Siria deklaron se bëhet fjalë për grupe të armatosura të mbështetura nga fuqitë e huaja, të cilat inkurajojnë edhe protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.
Kombet e Bashkuara deklarojnë se mbi 2200 persona kanë mbetur të vrarë në ofensivat e qeverisë që nga nisja e protestave pro-demokratike në mes të marsit.
Ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut saktësojnë se rreth 30 persona kanë vdekur në të gjithë vendin që prej ditës së premte, kur protestat nisin pas seancës së lutjeve.
Ditën e diel, aktivistët kanë deklaruar se forcat e sigurisë qëlluan për vdekje tre persona në provincën veri-perëndimore të Idlibit.
“Forcat e sigurisë, të mbështetura nga ushtria, kryen një sulm në Khan Sheikhuan dhe hapën zjarr, duke vrarë tre persona”, ka deklaruar një koordinatore e aktivistëve.
Top Channel