Padi ministres italiane të arsimit

04/09/2011 19:00

Ministria italiane e Arsimit bllokoi kohë më parë një klasë të një shkolle fillore në Milano, ku nga 17 fëmijë të regjistruar, italianë ishin vetëm 2.

Numri i të regjistruarve është shumë i ulët, dhe ai i të huajve mes tyre shumë i lartë, thuhet në një shkresë të saj.

Prindërit e këtyre fëmijëve tani kanë vendosur ta cojnë cështjen në gjyq, me pretendimin se po të ishte një klasë me italianë, ajo nuk do të pezullohej kurrë. Ata akuzojnë ministren Mariastella Gelmini për diskriminim, ndërsa zyrtarët iniciatorë të lëvizjes mbrohen duke thënë se fëmijët u dërguan në shkolla të tjera fqinje për një integrim sa më të mirë me italianët.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA