Rebelët libianë kanë konfirmuar se kanë ndërmend të sulmojnë sot dhe të marrin nën kontroll fortesën e fundit të kolonel Gaddafi-t, Bani Ualid.
“Brenda pak orësh do të hyjmë brenda”, ka deklaruar një zëdhënës i rebelëve, të cilët janë vendosur rreth 65 kilometra larg lokalitetit ku mendohet se fshihet Gaddafi.
Pavarësisht se Këshilli Kombëtar i Tranzicionit kishte deklaruar se ultimatumi ndaj besnikëve skadon të shtunën e ardhshme, një komandant lokal deklaroi dje se, “për Bani Ualid afati skadon nesër në mëngjes”.
Libi, Kina pengon zhbllokimin e të mirave të KKT-së
“Kina po pengon zhbllokimin e të mirave të ngrira të Libisë”. Akuza ka ardhur nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, gjatë një konference për shtyp.
Numri dy i CNT-së, Mahmoud Jibril, ka shtuar Jalil, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e qeverisë kineze për të kuptuar më mirë këtë “qendrim të papritur”.
Gadafi, lidhje me CIA-n dhe shërbimet britanike
Organizata Human Rights Watch dhe gazeta The Independent kanë zbuluar sekrete që cilat flasin për lidhjet e ngushta të shërbimeve sekrete mes regjimit të Gadafit dhe shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane.
Sipas këtyre dosjeve, mësohet se këto shërbime ishin në një dialog të rregullt me homologët e tyre libian dhe në veçanti ish-shefin e shërbimit sekret libian, Musa Kusa dhe ish Ministrin e Jashtëm, që u arratis në Britani disa muaj më parë.
Dosjet janë gjetur në një zyrë private të ish shefit të shërbimit sekret libian, Musa Kusa. Një nga dosjet madje flet sesi britanikët kanë ndihmuar në hartimin e një fjalimi që do të mbante Gadafi.
Dosje të tjera flasin për takimin e Toni Blerit me Gadafin në 2004-n dhe sugjerimin e Douning Street për t’u takuar me të në një çadër.
Top Channel