21 persona mendohet të kene humbur jeten nga rrezimi i nje avioni kilian
ne Oqeanin Paqesor. Avioni i tipit Casa 212 i ishte drejtuar ishujve te
larget Juan Fernandez dhe sipas ministrit te mbrojtjes Andres Allamand,
kishte tentuar dy here zbritjen ne pisten e aeroportit perpara se te
zhdukej nga radaret.
Kushtet atmosferike ne ishuj kane qene te keqija, erera te forta raportoheshin ne ate moment ndersa ne uje sipas te dhenave te autoriteteve, jane pare bagazhe te pasagjereve.
Ne bordin e avionit te rrezuar ishte edhe nje ekip televiziv, qe perfshinte dhe nje prezantues vendas teper popullor, Felipe Camiroaga ai po fluturonte drejt ishujve juan Fernandez per te realizuar aty nje reportazh mbi projektet e rindertimit pas termetit 8,8 ballesh dhe tsunamit te shkurtit 2010, qe shkaktuan deme te medha.
Forcat ajrore thane me heret se ne kohen kur avioni po i afrohej tokes, komunikimi me radio u nderpre, cka nxiti nisjen e menjehershme te kerkimeve nga si nga ana e tyre, ashtu edhe nga forcat detare. Disa mbeturina jane pikasur, cka shtyn autoritetet te besojne se avioni eshte rrezuar, megjithate per momentin, ai listohet si i “humbur”.
Presidenti kilian Sebastian Pinera tha se mendimet dhe lutjet e tij shkojne per familjet e personave ne bord, ndersa aksidentin e cilesoi si nje grusht te rende per kombin. Me dhjetera vete u mblodhen perpara nderteses se televizionit TVN ne Santiago, ku ndezen qirinj per 5 anetaret e ekipit te tij te zhdukur bashke me pjesen tjeter te pasagjereve ne avion. Ishujt juan Fernandez ndodhen rreth 670 km larg brigjeve kiliane dhe besohet se jane vendi qe frymezoi Daniel Defoe-n per vepren e famshme te tij, “Robinson Kruzo”.
Top Channel