“Kina po pengon zhbllokimin e të mirave të ngrira të Libisë”. Akuza ka ardhur nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, gjatë një konference për shtyp.
Numri dy i CNT-së, Mahmoud Jibril, ka shtuar Jalil, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e qeverisë kineze për të kuptuar më mirë këtë “qendrim të papritur”.
Kryengritësit në Bani Walid, nuk hasin asnjë rezistencë
Janë kthyer në bazë pas hasur asnjë kundërshtim të armatosur nga besnikët e Gadafit, rreth 200 mjetet e luftimit të kryengritësve që këtë mëngjes kanë avancuar në drejtimin e Bani Walid, ku sipas disa burimeve, fshihet Gheddafi.
Sipas verifikimeve të AFP-së që ka ndjekur operacionin e rebelëve, gjatë të gjithë ditës nuk është parë asnjë shenjë e lealistëve.
Top Channel